Kënga e dekadës

Posta

Kënga e dekadës

09:48 18/10/2019

Lana Del Rey: E surprizuar nga çmimi

“Video Games” e Lana Del Rey është shpallur kënga e dekadës në ceremoninë muzikore “Q Aëards” në Londër.

E publikuar në vitin 2011, fillimisht projekti muzikor nuk u pranua nga shumë kompani muzikore pasi ishte tepër e gjatë. Por askush nuk e mendonte  se përmbajta e saj do t’i sillte një sukses të paparashikueshëm këngëtares.

Del Rey përmes një lidhje live me skype u shpreh e emocionuar për këtë çmim. Që të merrte këtë trofe për këngëtaren ishte diçka e paimagjinueshme.

Fitues të tjerë që u nderuan me çmime të rëndësishme në ceremoni ishin reprët Stormzy, Dizzee Racsal dhe Little Simz.

Klan Plus


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi