Alessio Alia njihet sot si një prej menaxherëve të famshëm të VIP-ave duke nënshkruar kontrata dhe bashkëpunime shumë të rëndësishme me yje shqiptarë e ndërkombëtarë. “Në kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, ai gjeti talentet e reja të muzikës që performuan para tij këngën “Believer”. Ai ‘u ofroi’ që t’i merrte nën menaxhim dhe të vijonte punën me ta, njësoj siç ka bërë me superyjet.

Duke u ndalur te këta të fundit, Alessio tha se ka bashkëpunuar me Drake, Justin Bieber, Rihanna,  Beyonce etj. Madje ai u zbuloi fëmijëve se Drake ka shkruar një këngë për Shqipërinë sepse ia kishte premtuar shokut të tij që është shqiptar. Sipas Alisë, “Polar Opposites”,  ku ai u shfaq i veshur me xhaketë me shqiponjën pas, nuk i është dedikuar një vajze siç u përfol.

Alessio Alia: Unë punoj me këngëtarët e botës. I njihni këngëtarët? Më thoni, kë njihni ju?

-Drake.

Alessio Alia: Para 2 muajsh kam punuar me Drake. Justin Bieber, kam punuar 2 herë me Justin Bieber. Rihanna, Beyonce, me të gjithë. I njihni?

-Eminem!

Alessio Alia: Eminemin e kam parë, kam qenë në koncertin e tij.

-Ia ke  numrin?

Alessio Alia: Jo, s’e kam numrin. A e di ti që Drake ka bërë një këngë për Shqipërinë? E ka bërë vjet sepse ka pasur një shok shumë të ngushtë dhe i ka dhënë fjalën, besa, që do ta bënte këngën para festës së flamurit dhe e bëri. Ka qenë i vetmi këngëtar që e ka bërë nga fillimi në fund me flamurin shqiptar.

Alketa Vejsiu: E bëri për shokun apo për shoqen ai?

Alessio Alia: Jo, e bëri për shokun, s’ka lidhje me shoqen fare.

Alketa Vejsiu: Ishte vetëm thashethem?

Alessio Alia: Është thashethem kot.

Alessio është përpjekur shumë që në hartën muzikore të Australisë të vendosej edhe Shqipëria. Ai ka mundësuar koncerte atje ku kanë performuar Noizy, Elvana Gjata, Kida, Ledri  Vula, Dhurata Dora  etj, pasi komuniteti shqiptar vetëm në Melburn është mbi 40 mijë. Nga ana tjetër, ai dëshiron që Drake të vijë në Shqipëri.

“Doja ta sillja në Shqipëri, por kur të flas që ta bëjnë edhe ata punën e tyre, do ta sjell në Shqipëri”, përmbylli ai./tvklan.al