Kënga e fundit e Selena Gomez i kushtohet Justin Bieber?

Kënga e fundit e Selena Gomez i kushtohet Justin Bieber?

11:12 24/10/2019

Këngëtarja e njohur Selena Gomez, ashtu siç kishte premtuar solli produksionin e saj më të ri muzikor pas një shkëputjeje të gjatë nga muzika.

Kënga titullohet “Lose You to Love Me”, dhe flet për përqëndrimin e vëmendjes tek vetja pasi një marrëdhënie ka përfunduar por nuk mendojnë kështu fansat. Sipas tyre, kjo është një këngë që i kushtohet Justin Bieber dhe historisë së tyre të përfunduar të dashurisë.

Produksioni i ri muzikor është shkruar nga vetë Selena në bashkëpunim me Julia Michaels, Justin Tranter, Mattias Larsson dhe Robin Fredriksson.

Përmes këngës, Selena shprehet se ka vendosur të përqëndrohet tek vetja dhe  shëndeti emocional duke i thënë fund përfundimisht dashurisë së kaluar.

Në postimin e saj, Gomez shprehet: Kjo këngë është frymëzuar nga shumë gjëra, që kanë ndodhur në jetën time kohët e fundit. Mendova ta ndaja me ju përmes muzikës, pasi e di shumë mirë sa e rëndësishme është të zbulosh veten dhe kjo në përgjithësi vjen edhe përmes plagëve nga jeta e dikujt tjetër. Unë dua që njerëzit të ndjejnë shpresë dhe të dinë se do të dalin edhe më të fortë nga situata, duke krijuar një version edhe më të mirë të vetes së tyre.

Ti na zëvendësove ne, në vetëm 2 muaj”, shkruhet në një pjesë të tekstit të këngës dhe kjo mendohet se ka të bëjë me lidhjen e Justin me Hailey Baldwin. Pas momentit të publikimit, kënga është komentuar së tepërmi dhe të gjithë janë duke pritur reagimin e këngëtarit./tvklan.al




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi