Kënga e re e Bebe Rexhës

Kënga e re e Bebe Rexhës

17:50 01/06/2019

Bebe Rexha ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, të paralajmëruar prej disa ditësh në rrjetet sociale .

E titulluar  “Call You Mine” kënga vjen në bashkëpunim me grupin Chainsmokers.

Dueti i cili është pjesë e albumit të ri të The Chainsmokers “World Ëar Joy” erdhi fillimisht në versionin audio ndërsa tani është publikuar edhe videoklipi ku Bebe shfaqet mjaft në formë.

Me vetëm pak orë në youtube “Call You Mine” ka arritur gati 2 milion klikime, teksa një hapësirë e veçantë asaj i është dedikuar edhe në një prej “Billboard”-eve të sheshit “Times Square” në New York.

Projekti i fundit nga Bebe Rexha është  “Last Hurrah”, këngë kjo e cila u komentua gjatë për  skena e nxehta në klip.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT