Gjatë një ndeshjeje basketbolli në Los Anxheles ditën e martë, Adele u fsheh pas çantës së saj Louis Vuitton për të kënduar një nga këngët e saj.

33-vjeçarja e cila po ndiqte lojën së bashku me të dashurin e saj, Rich Paul u përpoq të mbulonte fytyrën me aksesorin 1600 dollarësh ndërsa kënga e saj luante për turmën dhe ajo e shoqëronte.

Krijuesja e hitit “Easy on Me” luajti me mimikat e saj gazmore teksa këndonte. E veshur tërësisht në tonet e ngjyrave të tokës, këngëtarja dukej në formë të mirë gjatë bisedave e të qeshurave me partnerin.

Përveç Adele, në Staples Center ishin të pranishëm edhe yje të tjerë për të parë ndeshjen, si Justin Bieber, Usher, James Corden, Lily Collins dhe Kid Cudi./tvklan.al