Kenga-ime1Rikthehet Festivali i Këngës Tradicionale dhe Qytetare. Mbrëmja e së shtunës në Teatrin e Televizionit Klan do të jetë arena e emrave të famshëm dhe të suksesshëm në spektaklin “Kënga ime”.

Projekti i ri i tre producentëve artistik Pandi e Bledi Laços dhe Adrian Hila sjell traditën dhe vlerat e festivalit dhe spektaklit në një mbrëmje të vetme.

Secila nga 15 të shtunat e muzikës së vërtetë në ekranin e Televizionit Klan, për këngëtarët sfida do të jetë emocionuese.

Këtë herë Pandi Laçon nuk do ta shohim të vetëm në skenë. Kush do të qëndrojë krah ti?!

Surprizë nuk do të jetë vetëm partnerja e Pandit, por edhe skena. E ideuar nga skenografi i super programeve italiane Gaetani Castelli, ajo do të përfaqësojë teknologjinë më të fundit në industrinë e spektakleve.

Për të mbërritur deri në mbrëmjen e nesërme në orën 21 njërit prej këngëtarëve pjesëmarrës i është dashur më shumë punë. Ai nuk flet shqip por këndon shqip.

Artisti nga Brazili është vetëm një nga surprizat që autorët e “Kënga ime”, Pandi e Bledi Laço dhe Adrian Hila premtojnë çdo të shtunë një superspektakël muzikor në cilësinë High Defenition.