Kënga Magjike mbylli natën e parë gjysmëfinale të edicionit të saj të 19-të. Prej orës 20 e 30 në një transmetim të drejtpërdrejt në Televizionin Klan nga Pallati i Koncerteve, u ngjitën në skenë 25 këngëtarë.

Producenti Ardit Gjebrea kishte në krah këtë mbrëmje Arjola Shehun dhe Nevina Shtyllën si dhe aktorët e humorit Besart Kallaku e Erion Isai.

Juliana Pasha, Venera Lumani, Olti Curri, Ulis Krajka dhe Sardi Shehu ishin aty për të gjykuar 9 të rinjtë e parë nga kategoria “Artistët e Rinj”.  Këngëtarë karriere, zëra të konfirmuar të kënduarit drejtpërdrejt, në kurikulimin e tyre shtojnë edhe një pjesëmarrje, atë në “Kënga Magjike”.

Tv Klan