Nata e dytë e festivalit “Kënga Magjike” në Tv Klan nisi me doza humori.

Prezantuesi Ardit Gjebrea përshëndeti jurinë e festivalit, por për ta kishte rezervuar edhe një surprizë të veçantë.

Në ekranin gjigand u shfaq një klip me momentet e përzgjedhjes së kandidatëve “new artist” gjatë programit “E Diela Shqiptare”.

Të gjitha këto momente të anëtarëve të jurisë, të mbledhura së bashku, kishin krijuar një këngë rep dhe një version ndryshe të tyre. /tvklan.al