Netët finale të “Kënga Magjike 2022” do të mbahen në muajin Nëntor

Pritjes i erdhi fundi, “Kënga Magjike 2022”, festivali më i madh muzikor dhe më i dashur nga publiku rikthehet në edicionin e 23-të në ekranin e Tv Klan.

Në datat 23 dhe 24 Maj 2022 janë të ftuar të gjithë artistët për të dorëzuar këngët e tyre pranë Tv Klan.
Tashmë dihet që çdo vit këngët pjesëmarrëse në këtë festival shndërrohen në hite.

“Kënga Magjike” është kthyer në një festival ndërkombëtar në edicionet e fundit me pjesëmarrjen e artistëve “International” në kategoritë ‘New Artist’ dhe ‘Big’.

Producenti dhe moderatori Ardit Gjebrea përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë publike edhe datën e transmetimit, ku siç e do tradita e festivalit “Kënga Magjike” do të rikthehet përsëri në Nëntor, aty ku ka nisur gjithçka ndryshe nga edicioni i kaluar ku për herë të parë netët finale u mbajtën në muajin Maj./tvklan.al