Shtrirja gjeografike si asnjëherë në festivalet shqiptare

Si çdo të diel, gjate programit E Diela Shqiptare, artistët konkurrentë në festivalin Kënga Magjike prezantuan këngët e tyre të edicionit të 21-të.

Këngëtarja me zërin potent nga Maqedonia e Veriut, Tamara Todevska, e cila deri në minutat e fundit ishte fituese e Eurovision 2019 në Izrael, konkurron për herë të parë në një festival në Shqipëri. Super produksioni i saj “Monsters”  vjen nga një bashkëpunim me Darko Dimitrov, ekskluzivisht për festivalin Magjik.

Një rikthim pas 11 vitesh i grupit WSF, në bashkëpunim me Alban Kondin, sjell në Kënga Magjike një tjetër hit, “7 Ditë”!

Soni Malaj, këtë herë në festival vjen me një baladë të realizuar me mjeshtëri nga emrat më të njohur të muzikës, me titull “Shije tradhtie”.

Këngëtarja nga Kosova Jehona Sopi, pas një mungese disa vjeçare në tregun muzikor, vendosi të rikthehet në Kënga Magjike. “Anej” titullohet kënga e saj.

Ndërsa kategoria New Artist shënoi edhe javën e fundit te konkurrimit me 5 artistët e fundit. Këngëtari nga Izraeli ishte konkurrenti i fundit, duke shënuar kështu një shtrirje gjeografike si asnjëherë më parë në festivalet shqiptare. 

Në datat 4,  5 dhe 7 Dhjetor, në Pallatin e Koncerteve do të jenë 3 netë magjike të një festivali ndërkombëtar.

Magjia po afron…

Tv Klan