E ftuar mbrëmjen e kësaj të shtune në “Xing me Ermalin” në Tv Klan, këngëtarja Elvana Gjata dha edhe një mesazh pasi këndoi këngën “Më Fal”.

Unë besoj se asnjëri prej nesh nuk është perfekt, të gjithë jemi të gabueshëm dhe kjo këngë në fakt është një nga ato këngët që unë do të thoja që jep forcë… jep forcë sepse askush nuk mund të na gjykojë, askush nuk mund të thotë që ne bëmë gabim dhe ne nuk kemi të drejtë për ta rregulluar gabimin tonë. Prandaj quhemi njerëz.”

/tvklan.al