Këngëtari Aurel Thëllimi ka zbuluar disa detaje nga kënga e tij “Fjalët”, pjesëmarrëse në Kënga Magjike.

I ftuar në studion e emisionit “Rudina” në TV Klan, artisti ka zhvilluar një intervistë mjaft interesante duke i dhënë përgjigjet e tij me një këngë.

I pyetur se cilën këngë i ka kënduar djalit të tij për ta vënë në gjumë, Aureli këndoi këngën e njohur të folklorit shqiptar, “tumankuqe”.

“Për të thënë të vërtetën i këndoja shumë këngë por i këndoja edhe muzikën shqiptare se më pëlqen shumë. I këndoja tumankuqe moj belhollë, ma bën me sy ma bën me dorë. Dhe unë i shkelja syrin e ai ma bënte me dorë”, është shprehur artisti./tvklan.al