E ftuar në programin “Rudina”, në Tv Klan ishte këngëtarja Marjona Metohu, e cila gjithmonë ka spikatur për zërin e saj të veçantë.

Ajo është mësuar me magjinë e skenës që kur ishte e vogël, pasi ka marrë pjesë në festivalet e fëmijëve, tek “Gjeniu i Vogël” dhe deri në skenën e festivalit “Kënga Magjike”, ku në vitin 2019 me këngën “Bosh” rrëmbeu zemrat e shumë të rinjve.

Në lidhje me pjesmarrjen e saj në “Kënga Magjike”, Marjona tregon se shumë pak njerëz e dinë që kënga është kënduar nga ajo.

Është pëlqyer, është pritur shumë mirë, shumë njerëz e njohin. Vetëm problemi i vetëm është se kur më shohin, nuk e dinë se e këndoj unë, pjesa më e madhe. Nuk e di, ndoshta më shohin dhe më përditshmëri pa lyer, ndoshta skena të krijon atë përshtypjen më e madhe, më e gjatë. Nuk e di janë shumë faktorë. Edhe pse ju them që kam qenë në “Kënga Magjike” dhe thonë shumë mirë, me çfarë kënge? Kur ju them këngën kujtohen, por prapë se bëjnë lidhjen”./tvklan.al