Këngë e re? Ylli Limani dhe Flori Mumajesi bashkojnë forcat

Këngë e re? Ylli Limani dhe Flori Mumajesi bashkojnë forcat

23:51 17/01/2020

Padyshim që këngëtari Ylli Limani është një nga emrat më të njohur në skenën muzikore shiptare, me produksione muzikore tepër të suksesshme.

Çdo këngë e tij kthehet në hit dhe në kolonën e preferuar muzikore të fansave të tij, por jo vetëm. Limani njihet krysisht për baladat e tij që “vjedhin” zemrat e publikut.

Ylli Limani do sjellë një këngë të re, por këtë herë jo vetëm. Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka qenë kantautori Flori Mumajesi, i cili ka publikuar një foto nga studio, ku shfaqet edhe Limani duke kënduar.

View this post on Instagram

HANA? @ylllimani @fatjonmiftari

A post shared by Flori Mumajesi (@iamflorimumajesi) on

Bashkëngjitur postimit, Flori bën të ditur titullin e këngës “Hana”. Nuk dihet data e publikimit, por me siguri një tjetër hit po vjen./tvklan.al



Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi