Këngëtarja e njohur shqiptare, Rosela Gjylbegu, ka zbuluar se së shpejti do të publikojë projektin e saj më të ri muzikor.

Në një intervistë për emisionin “Rudina”, artistja deklaroi se kënga e saj do t’i dedikohet muajit të Ramazanit.

Rosela gjithashtu u shpreh se këtë muaj ka mbajtur Ramazan në kujtim të gjyshes së saj të ndjerë.

“Është një këngë dedikuar Bajramit, por jo vetëm për këtë festë të shenjtë për shqiptarët por edhe si një shenjë uniteti, bashkimi, si një shenjë për të zgjuar shpresën tek njerëzit sepse kaluam realisht një periudhë shumë të vështirë. Bashkë me Armando Borën, Enis Mullain që ka bërë muzikën, Eriona Rushitin që ka bërë një tekst të jashtëzakonshëm. Unë do ta quaja hymni i paqes, por ka një titull tjetër. Do të jetë ekskluzivisht për atë festë dhe mendoj se ka për të emocionuar zemrat e çdo shqiptari”, theksoi këngëtarja./tvklan.al