Nata e gjashtë e edicionit të katërt të spektaklit “Këngët e Shekullit” kishte si protagoniste këngëtaren Maya. Ajo e çeli mbrëmjen me një këngë vlonjate të titulluar “Gjitonen që kisha pranë”. Tre tenorët e “Gjeniut të Vogël” Klejti Mahmutaj, Riad Pashi dhe Tedi Paçrami ishin të ftuarit e parë që kënduan krah këngëtares një këngë arbëreshe.

“Tumankuqja” dhe “Kno bylbyl ti fushave” ishin këngët e radhës që interpretoi Maya. Anjeza Maja ishte një tjetër e ftuar e natës së gjashtë e cila këndoi një duet sëbashku me këngëtaren Maya.

Virgjini Mile ishte po ashtu e ftuar në “Këngët e Shekullit” dhe interpretoi krah Mayas këngën “Mora përpjetë kalanë”.

“Vajzë e valëve” një nga perlat e muzikës polifonike u interpretua nga familja e Mayas.

Atmosfera u ndez edhe më shumë nga një tjetër këngë që interpretoi Maya të titulluar “Cër cër cër ia bën tigani”.

“Vallja e Osman Takës” ishte interpretimi i radhës që bëri këngëtarja.

Petrit Lulo i cili cilësohet si bilbili i muzikës së jugut ishte po ashtu i ftuar në “Këngët e Shekullit” në natën e gjashtë dhe interpretoi këngën “O bilbil i malit ç’ke që nuk këndon” bashkë me këngëtaren Maya duke mbyllur kështu natën e gjashtë.

 /tvklan.al