Protagonist i natës së pestë të spektaklit “Këngët e Shekullit” ishte këngëtari Ramadan Krasniqi.

“Lulet e Majit” ishte kënga që ai kishte zgjedhur për të çelur natën e pestë të edicionit të katërt. Menjëherë pas interpretimit Krasniqi ftoi në skenë për të kënduar sëbashku tre tenorët e “Gjeniut të Vogël” Klejti Mahmutaj, Riad Pashi dhe Tedi Paçrami të cilët interpretuan sëbashku këngën “Në moshën e dashurisë”.

“Vaj si qenka bërë dynjaja” dhe “O moj bukuroshe” ishin dy këngët e radhës të cilat interpretoi këngëtari Krasniqi.

Këngëtarja Rozana Radi ishte e ftuara e Krasniqit të cilët interpretuan duetin e tyre “ Valsi i tradhëtisë”.

Ramadan Krasniqi vijoi interpretimin me dy këngë tradicionale shqiptare të titulluara “Tuj iu ngjit Bunës përpjetë” dhe “Përmidis Pazarit t’Durrësit”.

Këngëtari më pas ftoi në skenë grupin “Sofra Pejane” me të cilët interpretoi motive të Pejës dhe Shqipërisë së mesme.

“Moj dashnore të gjykoftë perëndia” dhe “Tradhëtarja” ishin dy këngë të tjera që interpretoi këngëtari në natën e pestë të edicionit të katërt.

Leonora Jakupi ishte një tjetër e ftuar e këngëtarit në “Këngët e Shekullit” të cilët sëbashku interpretuan këngët “Kallma cigaren” dhe “Po bien tri daire” me të cilat mbyllën natën e katërt të edicionit të pestë të spektaklit Këngët e Shekullit”.

/tvklan.al