“Këngët e Shekullit” edicioni i tretë, nata e dhjetë





“Këngët e Shekullit” edicioni i tretë, nata e dhjetë

22:44 20/12/2010

Artisti i parë që u ngjit në skenë natën e dhjetë të spektaklit “Këngët e Shekullit” ishte Frederik Ndoci.

Këngëtari interpretoi këngën me titull “Sa e bukur je natyrë”.

“Kur më vjen burri nga stani” ishte kënga e dytë që u interpretua në natën e dhjetë nga këngëtarja Rosela Gjylbegu.

“Dy lule të bardha” ishte kënga e radhës që u interpretua nga Eranda Libohova.

Bujar Qamili ndryshe nga netët e tjera të edicionit të tretë, në natën e dhjetë ka interpretuar një këngë kosovare të titulluar “Sa lezet ka vallja”.

“Hodha një lule në ferrë” u interpretua nga këngëtarja Irini Qirjako.

Shkëlzen Jetishi ishte i ftuari special i natës së dhjetë i cili interpretoi dy këngë tradicionale një të Kosovës dhe një të Shqipërisë.

Selami Kolonja interpretoi këngën “Përse të rrit mamaja ty”.

Merita Halili ishte një tjetër këngëtare e cila interpretoi këngën “Doli goca n’penxhere”.

“Lake bubulake” u interpretua nga këngëtarët Endri dhe Stefi Prifti.

“Mora kalanë përpjetë” u interpretua nga Maya.

Ramadan Krasniqi ishte këngëtari i radhës i cili interpretoi këngën “Po bien tri daire”.

Grupi “Karajfilat që ka Shkodra” ishin po ashtu të ftuarit e natës së dhjetë të cilët interpretuan disa prej këngëve më të bukura shkodrane me të cilat mbyllën natën e dhjetë të spektaklit “Këngëve të Shekullit”. /tvklan.al













Të ngjashme