“Tuj shëtit ndër ara t’gjata” është një këngë që është njësuar me vëllezërit Zena. Por në natën e njëmbëdhjetë të edicionit të tretë të spektaklit “Këngët e Shekullit” u interpretua nga vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi Prifti.
Irini Qirjako ishte këngëtarja e dytë e cila elektrizoi publikun me interpretimin e këngës “Me hair e me të mbarë”.
“Ç’u mbush mali plot me rrush” ishte kënga që interpretoi këngëtari Selami Kolonja.
“Për mu paska kenë kismet” ishte titulli i këngës që interpretoi këngëtarja Rosela Gjylbegu.
Qemal Kërtusha ishte i ftuari i natës së njëmbëdhjetë në “Këngët e Shekullit”. Ai është në skenë prej vitit 1946 dhe është një nga pionerët e festivaleve. Kërtusha interpretoi një kolazh me këngë të Shqipërisë së mesme.
“Tuj u ngjit Bunës përpjetë”, ishte kënga e radhës interpretuar nga këngëtari Ramadan Krasniqi.
Merita Halili interpretoi këngën “Lule t’bukura ka Tirona”.
Këngëtari Bujar Qamili interpretoi një motiv të Shqipërisë së mesme të titulluar “Qenke veshur me të bardha”.
Një version ndryshe të këngës “Jam kaçaku i ferrës” u risoll në “Këngët e Shekullit nga Eranda Libohova.
Frederik Ndoci risolli në “Këngët e Shekullit” këngën “Bylbyl në pranverë”.
Maya interpretoi këngën “Çova rrush tek buza jote”.
Grupi i Beratit, Floresha Dibinja, Dhimitër Dushi, Kujtim Babunja, Hyrije Saraçi dhe Kozma Dushi ishin të ftuar specialë në natën e njëmbëdhjetë të cilët me interpretimet e tyre mbyllën spektaklin “Këngët e Shekullit”./tvklan.al