Merita Halili ishte këngëtarja që hapi natën e tetë të spektaklit “Këngët e Shekullit”.

Ajo interpretoi një këngë që vite më parë është kënduar nga e madhja Fitnete Rexha, titulluar “Karajfili në saksi”.

“Bishtalecat palë palë” u interpretua nga këngëtari Frederik Ndoci.

“Në një arë në një lëndinë” u interpretua nga këngëtarja Maya.

Selami Kolonja interpretoi këngën “Kosovarja e bukur”. Ai po ashtu realizoi një duet me Ylli Zeqirin, “O dhëndër ku vete keshtu”.

“Mora mandolinën” ishte një tjetër këngë që u interpretua nga këngëtarja Eranda Libohova.

Bujar Qamili interpretoi këngën e titulluar “Lule borë” që u krijua në vitin 1946 nga Simon Gjoni.

“Kunadhe leshverdhë” u interpretua nga këngëtarja Irini Qirjako.

Endri dhe Stefi Prifti interpretuan këngën “Perëndeshë e bukurisë”.

I ftuar special i natës së tetë të edicionit të tretë ishte Gëzim Nika i cili interpretoi “Potpuri tropojane”.

Rosela Gjylbegu interpretoi këngën e titulluar “Të dinja të vogël”.

Ramadan Krasniqi interpretoi këngën “O moj bukuroshe”.

Grupi i Kavajës ishte po ashtu i ftuar në natën e tetë në “Këngët e Shekullit” ku interpretuan disa prej këngëve të repertorit të tyre dhe bashkë me këngëtaren Eranda Libohova mbyllën natën e tetë./tvklan.al