Rigersa ka qenë e para, e cila ka performuar mbrëmjen e sotme në “X Facor Albania” në Tv Klan dhe duket se ja ka dalë më së miri pasi ka marrë një lumë komentesh pozitive nga anëtarët e jurisë.
Për Adi Krastën, Rigersa është një këngëtare që i shpëton këngët, ndërsa për Young Zerkën performanca e saj ishte e krahasueshme me atë të një nate finale.
Adi Krasta: Duke të vendosur ty në krye të programit, të kthejnë ty sot në një njësi krahasuese. Sot nuk krijohet për emocion total. Sot krijohet për klikime e që në këtë sekondë, këngët vihen në dyshim. Por ka këngëtarë si ty që i shpëtojnë këngët.
Soni Malaj: Rigersa është për t’u duartrokitur për zgjedhjet muzikore, duke u plotësuar gjithmonë e më shumë nga ana artistike dhe teknike. Shumë bukur sonte.
Young Zerka: Kjo ishte një performancë si në natë finale.
Arilena Ara: Talenti i Rigersës është i pakontestueshëm. E bukura ishte se dy skajet e Tv Klan brohorisnin Rigersa.
/tvklan.al