31 vjeçari ndau një video në instagramin e tij duke festuar me miqtë dhe familjen

31 vjeçari dhe bashkeshortja e tij Jena kanë zbuluar gjininë e fëmijës së tyre të parë. Jason Derulo, shpërndau një video në Instagramin e tij bashkë me të dashurën duke parë fishekzjarret dhe duke festuar me familjen dhe miqtë pranë një pishine në Baha Mar në Bahamas.

 “Blu, është blu, është djalë!” bërtiti i gëzuar në video Derulo.

Lajmi për gjininë e foshnjës së tyre vjen vetëm dy ditë pasi çifti zbuloi se prisnin fëmijën e tyre të parë.

Jena ndau një foto të mrekullueshme të çiftit nga plazhi me mbishkrimin, “Mami & Babi”. Ndërsa Derulo shtoi në një postim të tijin: “Nuk mund të isha më i ngazëllyer për këtë kapitull të ri në jetën tonë.”

Jason dhe Jena filluan të takoheshin vitin e kaluar. Ata u takuan në palestrën Equinox pak para se pandemia e koronavirusit të dërgonte të gjithë në bllokim dhe aty filloi gjithçka.

Klan News