Një këngëtar i muzikës country, Jake Flint 37 vjeç,  ka ndërruar jetë në gjumë vetëm disa orë sapo ai u martua me partneren e tij Brenda Flint. Shkaqet e vdekjes së tij nuk dihen ende, por ka lënë të shokuar dhe në dhimbje të madhe të gjithë njerëzit e tij të afërm.

Sipas “The Sun”, vdekjen e këngëtarit e ka bërë të ditur menaxheria e tij: Me zemër të thyer dhe në pikëllim të thellë duhet të njoftoj se Jake Flint ka ndërruar jetë tragjikisht

Bashkëshortja e tij Brenda Flint është shprehur se në këto momente ajo duhet të shikonte fotot e dasmës me të dhe jo të vishte rrobat e zeza për të varrosur burrin e saj. /tvklan.al