Këngëtari i njohur me famë botërore, Nicky Jam, përmes rrjetit të tij social Isntagram ka bërë të ditur se ai dhe e dashura e tij, Cydeny Moreau jo vetëm që janë fejuar, por shumë shpejt do të kurorëzojnë në martesë dashurinë e tyre.

Çifti  u takua në xhirimet e klipit të këngës “Atrevete” të vitit 2019, por duket se janë gati për të çuar romancën e tyre në një tjetër nivel.

Vetë këngëtari përmes disa fotove dhe videove të publikuara në rrjetet sociale bëri të ditur se ky Shën Valentin ishte më i bukuri për të.

 “Shën Valentini më i bukur i jetës sime. Të dua. Shpresoj që të jemi bashkë deri në pafundësi. Jam njeriu më i lumtur në botë dhe askush nuk mund ta ndryshojë këtë”.

Njëkohësisht Nicky zbuloi edhe suprizën që kishte përgatitur për t’i propozuar të dashurës së tij./tvklan.al