Shpat Deda rikthehet në muzikë pas dy vitesh mungesë

Kantautori i njohur Shpat Deda, në 11 vite karrierë nuk ka preferuar të bëjë kompromise për të fituar më shumë para apo sukses, por të bëjë muzikë të mirë. Pas një shkëputje 2-vjeçare nga muzika, ai publikoi projektin e ri muzikor. I ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan, ai ka treguar më shumë rreth këngës së tij të re, por edhe më shumë detaje rreth jetës personale.

Deda është rikthyer në muzikë me një projekt solo pas një mungese 2-vjeçare. Në 27 Tetor ai publikoi këngën e re “Rrugës”, të cilën e shoqëroi me një videoklip ku ai kishte dhe rolin e producentit.

Për ju duket pauzë por për mua nuk ka qenë pauzë, ka qenë periudhë e hulumtimit, e eksperimentimit dhe tani ka rrjedhur me një album”.

Vitin e kaluar ai festoi 10-vjetorin e karrierës dhe mbajti një koncert recital në 10 qytete të ndryshme të Shqipërisë. “Rrugës” do të jetë albumi i tretë i kantautorit Shpat Deda, i cili përgjatë karrierës së tij ka publikuar albumet “Molla e Parë” dhe “Shkëndijë”.

Kënga është xhiruar në liqenin e Batllavës, në Kosovë. Mua më pëlqen shumë, kemi dhe një shtëpi aty, familja ime, dhe shkoj shpejt. Bëhet shumë bukur. Kemi xhiruar shumë herët në mëngjes dhe krijohet një avull me liqenin dhe i ka dhënë një pamje shumë magjike klipit. Gjithçka është natyrale nuk ka asgjë me efekt”.

Pritet që shumë shpejt të publikohen edhe këngët e reja të albumit të ri që publikohet në Pranverën e vitit të ardhshëm.

Për sa i përket jetës private, Deda tha se prej shumë kohësh është në një lidhje por dëshiron që gjithçka ta mbajë private. Megjithatë, ai shprehet se është shumë me fat që ka një person si ajo. /tvklan.al