Gjatë periudhës së izolimit shumë personazhe të njohur të showbizit preferuan të ndryshonin look-un e tyre.

Por duket se këtyre ndryshimeve nuk iu kanë rezistuar edhe meshkujt.

Së fundmi, këngëtari i njohur Besnik Qaka, përmes postimit të tij në rrjetin social Instagram tregoi ndryshimin në pamje.

Ai jo vetëm ka prerë flokët, por edhe ka ndryshuar ngjyrën e tyre, duke u kthyer në biond.

Të shumtë janë ata që kanë komentuar pamjen e këngëtarit, madje edhe Blero shkruan se me ndryshimin e kryer, ai ngjan si futbollisti Neymar.

Ndërsa Besnik i përgjigjet: Të ndryshojmë se jemi mërzitur, as veten nuk po mundemi të shohim njësoj çdo ditë./tvklan.al