Këtë javë Kënga Magjike 2021 nisi me ritme spanjolle. Artisti i parë “Big” për këtë javë, Javi Mota është këngëtar, aktor dhe kërcimtar spanjoll. Ai ka qenë pjesëtar i grupit ‘Gypsy Teens’ dhe ‘Banghra’.

Albumi i tij ka fituar Diskun e Platinit dhe u nominua si grupi më i mirë në “Amigo Awards”. Pas suksesit në “La Voz” ai publikoi albumin e parë solo “Unexpected VI + 1”. Ndër hitet e tij mund të përmendim “Brave” dhe “Iguales”.

Arditi: Mirëserdhe Javi! Spanja është një nga destinacionet që tërheq turistë nga e gjithë bota, tani që vizitove Shqipërinë do të vije këtu për pushime?

Javi: Po, patjetër. Do të thosha që ndihem shumë i emocionuar me njerëzit, qytetin, me gjithçka që kam parë deri tani. E adhuroj Shqipërinë dhe do doja të rikthehesha këtu për pushime dhe për të kënduar.

Sigurisht që për këngëtarin e njohur , ka patur edhe pyetje nga publiku dhe ja si përgjigjet ai për një prej tyre.

Nëse do të duhej të zgjidhje vetëm një profesion cili do të ishte ai? Këngëtar, aktor apo kërcimtar?

Javi: Faleminderit për pyetjen. Nuk e di në fakt, mua më pëlqen të kërcej dhe të këndoj, por ajo që preferoj më shumë është të këndoj. Unë jam një këngëtar, ndihem një këngëtar.

Arditi: Sot përveç se do të këndosh dhe do të kërcesh, një këngë ti ja ke kushtuar edhe bukurosheve spanjolle. Vitin tjetër jam i sigurt që do të kthehesh me një këngë për bukuroshet shqiptare. Shpresoj shumë!

Javi: Po, patjetër në këto momente jam një djalë “i vetmuar”.

/tvklan.al