I ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan ka qenë këngëtari i njohur italian i cili ka marrë një famë ndërkombëtare me këngët dhe zërin e tij, Alex Palmieri. Ai ka një karrierë të pasur prej 10 vitesh dhe në studion e Rudina Magjistarit do do publikojë për herë të parë videoklipin më të ri për tregun ndërkombëtar.

Alex ka treguar si e nisi karrierën në muzikë dhe vështirësitë që iu desh të kalonte për të qënë këtu ku është sot.

Alex Palmieri: Kjo lindi e gjitha si lojë, unë ëndërroja të bëja gjithmonë muzikë, por asnjë në atë periudhë donte të dëgjonte muzikën time. Pastaj përvesha mëngët dhe prodhova diskun tim dhe e hodha në internet dhe nuk e prisja gjithë atë reagim të mirë. Kam qenë bloger unë merresha më shumë aspekte të ndryshme edhe me atë të modës që është shumë i rëndësishëm. Në fillim duhet të bëja gjithçka vetë, edhe për look-un.

Rudina Magjistari: Ke qenë i ftuar tek Barbara d’Urso një program që zgjat prej 14 vitesh apo jo.

Alex Palmieri: Më ka ftuar si këngëtar. Ka qenë shumë dëfryese sepse i dërgova një email Barbara d’Ursos duke mos pasur shpresë në fakt. I thashë se kam potencial të mirë, ndoshta tregova pak mendjemadhësi sepse i thashë që mund të bëhem Justin Timberlake italian. Ishte paraqitja ime e parë, isha i terrorizuar, më shtynë gati me shkelmë brenda studios (shaka). Mora si vlerësime por dhe kritika dhe unë nuk isha i gatshëm për të gjithë këtë.

Rudina Magjistari: Nga momenti i parë që ke dalë aty, besoj se ka qenë edhe fillimi yt si artist. Aty fillon historia jote?

Alex Palmieri: Kanë ndodhur shumë gjëra, kam përjetuar momente shumë të rëndësishme. Në 2016 kam bërë turin tim europian, isha shumë i emocionuar kishte shumë njerëz. Mbaj mend në 2014 kam nxjerrë një disk që nuk eci fare, nuk arrita ta promovoja në televizon, nuk arrita të gjeja data të lira etj.

Alex tregon se gradualisht u rrit dhe u bë mjaft i famshëm me këngët që ai publikonte dhe shumë i dashur për publikun. /tvklan.al