Pjesë e emisionit “Rudina” në Tv Klan ka qenë këngëtari i njohur italian Alex Palmieri i cili ka qenë shpesh herë pjesë e programeve televizive italiane ku ka ndarë karrierën e tij muzikore, por edhe historinë e tij të bullizmit pasi i përket një orientimi tjetër seksual. Sot ai ka rrëfyer për publikun edhe një herë këtë histori e cila është mjaft prekëse, por në fund ka rezultuar të jetë motivuese për shumë njerëz.

Rudina Magjistari: Historia jote është historia e një djali i cili zbulon se ka një orientim seksual të ndryshëm dhe që e pranon dhe e deklaron diçka të tillë. Në moshën 14-vjeçare ti ke deklaruar në të gjitha intervistat e tua që ke qenë viktimë e bullizimit nga bashkëmoshatarët e tu. A mund të na i tregosh dhe neve këtë histori?

Alex Palmieri: Kur fillova të bëj muzikë, e mbajta të fshehur këtë gjë. Kuptova se ishte shumë komplekse, doja të isha i ndershëm me publikun tim, nuk isha i sigurt. Në një farë pike përmes një kënge vendosa të tregoj historinë time me një që ishte ish- i dashuri im.

Rudina Magjistari: Në moshën 14-vjeçare, si e ke përjetuar t’i bullizmin nën lëkurën tënde?

Alex Palmieri: E përjetova duke gabuar, u mbylla në vetvete pasi për arsye të ndryshme nuk kisha dhe mjetet për t’u përballur me këtë gjë. Nuk dija me kë të flisja për homoseksualitetin tim, isha i dashuruar me në djalë, por ne ishim të vegjël 14-15 vjeç dhe nuk dija si të dilja nga kjo situatë. Duhet të flisni me një mikun tuaj, me një shoqen tuaj, me një familjar, me prindërit tuaj, pra të bëni një hap të parë për të qenë mirë për veten tuaj.

Rudina Magjistari: Çfarë ke pësuar nga shokët e tu në atë periudhë dhe me kë ke folur, si ia ke dalë mbanë?

Alex Palmieri: Kujtoj një herë do shkoja tek një park lojërash në provincën ku unë jetoja, por nuk shkova sepse më rrethuan një turmë djemsh dhe më thanë ose do ikësh ose ne do të të rrahim. Aty ndërhyri një fqinji im dhe u zgjidh situata. Ajo që mbaj mend është një vetmi e madhe. Janë gjëra që në realitet të lënë shenjë, por ti rritesh dhe e kthen në një gjë konstruktive, por në atë kohë vetmia u ngjit tek unë. /tvklan.al