Këngëtari i njohur nga Italia Alex Palmieri ka qenë i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ku ka treguar si e filloi karrierën e tij në muzikë dhe vështirësitë që është përballur, për bullizmin që ka përjetuar gjatë adoleshencës për shkak të orientimit seksual dhe për historinë e dashurisë 3-vjeçare me një djalë, që ka krijuar rrënjë të forta në zemrën e tij, por për shkak të angazhimit të tij në muzikë janë ndarë.

Alex Palmieri: Kam njohur një djalë me të cilin para një histori shumë të bukur dashurise, quhet Korado. Ishte një histori shumë e rëndësishme që zgjati tre vite dhe në diskun e fundit i kushtova një këngë (preket dhe kërkon falje).

Rudina Magjistari: Je single tani?

Alex Palmieri: Po jam single.

Rudina Magjistari: Më vjen keq sepse duket që të ka lënë gjurmë ajo histori, të mungon?

Alex Palmieri: Po, o Zot, kërkoj ndjesë, jam disi në siklet. Ka qenë një histori shumë e rëndësishme për mua sepse në krahasim me historitë e tjera është një histori më e madhe, ishte në mes një bashkëjetesë, pra bashkëjetuam. E lashë unë sepse puna ime ndonjëherë më pengon të jem në qendër të një lidhje, megjithatë kam përjetuar momente shumë të bukura. Nuk e di nëse do e provoj me dikë tjetër.

Alexi pasi foli për jetën e tij private që jo çdo kush e ka lirshmërinë të bëjë rrëfime të tilla, ai tregoi dhe një surprizë tjetër. Alex do konkurrojë në “Këngën Magjike”, ku këngën do e promovojë tek emisioni “E Diela Shqiptare”, në Tv Klan shumë shpejt. /tvklan.al