Është vetëm 3 vjeç e gjysmë, por Lionel Bejaj tashmë është këngëtari më i vogël i Instagram-it. Videot e tij duke kënduar këngë popullore janë bërë virale. Prandaj, për ta njohur Lionelin e vogël edhe përmes ekranit të televizionit e jo vetëm atij të celularit, ai erdhi bashkë me nënën, Ilvanën në programin “Rudina” në Tv Klan.

Lioneli hyri në studio me një  buqetë lulesh për Rudina Magjistarin dhe një palë syze që e bënë edhe më të këndshme daljen e tij të parë në ekran. Gjithashtu, ai shumë shpejt do të bëhet vëllai i madh sepse Ilvana është në pritje të ëmbël.

Në program, Lioneli zbuloi edhe se emri i vëllait të vogël që do të vijë në jetë është zgjedhur prej tij dhe është Lior./tvklan.al