Në vitin 2018 në bashkëpunim me Olsi Bylykun ai ishte pjesë e kategorisë New Artist, por vota e këngëtarëve e kategorizoi atë përgjithmonë në kategorinë Big. Bëhet fjalë për këngëtarin Lorenc Hasrama, i cili në këtë edicion të Kënga Magjike vjen me këngën e titulluar “Pafund”. Ashtu si gjithë artistët e tjerë Big, atij iu bënë dy pyetje nga publiku. Njëra prej tyre mbarte me vete edhe një propozim, që artisti e refuzoi…

Denilda: Përshëndetje Lorenc, unë jam Denilda dhe të përshëndes nga Gjermani. Ato tatuazhet që të duken nuk janë pak, a do ta bëjë ti portretin e të dashurës tënde tatuazh?

Lorenc Hasrama: Jo.

Ardit Gjebrea: Sa tatuazhe ke?

Lorenc Hasrama: Kam disa, mjaftueshëm. Por që nuk do e bëja. Ndoshta mund të bëja ndonjë simbol, ndonjë gjë që ka lidhje me të, po jo kështu gjëra të mëdha.

Ardit Gjebrea: Një foto në zemër…

Lorenc Hasrama: Jo jo, t’i lemë ndonjë vend babës, nënës… Zot na fal, larg qoftë!

Shirli: Përshëndetje Lorenc. Unë jam Shirli. Një pyetje kisha, a je në një lidhje apo jo? Nëse jo, a pranon të dalim bashkë?

Lorenc Hasrama: Është e komplikuar, nuk ta sugjeroj të dalim bashkë (qesh).

Ardit Gjebrea: Përse çfarë ndodh?

Lorenc Hasrama: Nuk dua të flas për këtë temë.

Ardit Gjebrea: Nuk do fare? As që je i lidhur, ose jo…

Lorenc Hasrama: Është e komplikuar.

Ardit Gjebrea: Është marrëdhënie e komplikuar kjo që ke tani?

Lorenc Hasrama: Po.

Ardit Gjebrea: Po çkomplikoje dhe ja ku e ke gocën…/tvklan.al