Dr. Dre është ylli me fitimet më të mëdha në muzikë gjatë dekadës së kaluar, me një shumë prej 950 milionë Dollarësh. Ky sukses padyshim që i dedikohet albumit të fundit të këngëtarit publikuar në 2015, të cilin ia shiti kompanisë Apple për 3 miliardë Dollarë.

Një tjetër meritë i shkon edhe kompanisë së vetë Dr.Dre, që ka arritur të sigurojë një shumë të konsiderueshme për 10 vite.

Artisti i njohur ka çuar në vend të dytë këngëtaren Taylor Swift me 825 milionë Dollarë falë disa albumeve hit dhe vizitave të turneve botërore.

Beyonce, ndonëse një ndër këngëtaret më të famshme në botë, është e treta në renditje, me një shumë prej me 685 milionë Dollarësh. Emra të tjerë të rëndësishëm janë U2 në vendin e katërt kurse Diddy në të pestin me 605 milionë Dollarë.

Megjithatë nëse pjesë e listës do të ishin dhe atë muzikantë që kanë ndërruar jetë, Michael Jackson do ta kishte kryesuar listën me 2.37 miliardë Dollarë në shifrat e përgjithshme gjatë 10 vjetëve të fundit që nga vdekja e tij më 25 Qershor 2009.

Klan Plus