U deshën katër vite që këngëtari i njohur Michael Buble t’u rikthehej koncerteve. Pas një pauze goxha të gjatë, për shkak të sëmundjes së rëndë të djalit të tij, 43-vjeçari është gati për të ngritur në këmbë sallat gjigante me zërin e tij unik.

Aktualisht ai po zhvillon turneun e tij “An Evening With Michael Buble”, i cili përmban 100 performanca, ku nuk do të mungojnë hitet e tij më të fundit si kënga “Love”, “My Funny Valentine”.

“Haven’t Met You Yet”, “Home” dhe “Cry Me A River” këngët që mbahen mënd ndër vite të Michael do të shoqërojnë fansat gjatë turit duke nisur që nga Amerika e Veriut, Australi dhe Eurpoë.

Michael Buble solli një frymë të re në industrinë e muzikës. Zëri i tij unik i siguroi këngëtarit katër çmime “Grammy” dhe 60 milionë albume të shitura.

Klan Plus