Besoj është e përkohshme sepse ia ndjej mungesën goxha

I ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, ishte këngëtari i njohur Tiri Gjoci, i cili është mjaft i dashur për publikun. Ai ka sjellë produksione muzikore që kanë fituar zemrat e fansave dhe janë shndërruar në hite.

Gjoci prej disa muajsh është shkëputur nga muzika live, por është një shkëputje e përkohshme sepse këngëtari ka filluar të ndjejë së tepërmi mungesën e publikut.

U bë rreth 4-5 muaj që nuk po merrem me muzikë live, jam shkëputur pak këtë periudhë, por besoj është e përkohshme sepse ia ndjej mungesën goxha. Pasi një artist duhet të shprehet përveçse në projekte dhe në këngë duhet të shprehet dhe në terren”.

Kënga më e re  “Diell”, ka një tekst tepër të veçantë dhe i kushtohet babait të tij që prej 2 vitesh është ndarë nga jeta. Për krijimin e kësaj kënge, ai ka zëvendësuar përdorimin thjesht të teknologjisë me një orkestër të luajtur nga artistët live.

Thashë kjo këngë ka nevojë për interpretim më shumë sesa vokal dhe thashë mos është më mirë të marrim instrumentistë, që të ketë shpirtin e interpretimit në këngë dhe ashtu bëmë. Pasi sado të ketë avancuar teknologjia, sido të jetë nuk mund të arrijë dot interpretimin live“.

Gjithashtu, këngëtari ka bërë të ditur se ka në plan të realizojë një album akustik me këngët që ka realizuar gjatë këtij viti dhe pas dy muajsh do publikojë edhe këngën e re./tvklan.al