Këngëtari shqiptar “i fiksuar”pas aktores turke



Këngëtari shqiptar “i fiksuar”pas aktores turke

19:16 29/10/2019

Dilan Reka zbulon planet e tij për të ardhmen

Dilan Reka është një këngëtar të ri, i cili së fundmi ka qenë i ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan.  Dikur këngëtari i vogël i talentuar i festivaleve për fëmijë, tani zëri stil i skenës së festivaleve për të rritur. Ai ka eksperimentuar shumë me stilin e tij në veshje, por edhe në look.

Dilan Reka së fundmi ka marrë pjesë edhe në “Këngën Magjike”, si këngëtar Big me këngën “A mjaftoj unë pa ty” , një festival të cilin ai e dëshironte shumë, pasi në moshën 4-vjeçare ai është përzgjedhur për të kënduar këngën fituese të Rovena Dilos dhe Pirro Çakos “Për një çast më ndali zemra’’, ndërsa tani kthehet në këtë skenë për të bërë ëndrrën e tij realitet, për të kënduar këngën e tij.

Dilan Reka: Kënga Magjike është histori shumë e bukur, se unë rikthehem pas 17 vitesh. Ka qenë viti 2002 dhe siç dihet tradita ishte që këndohej kënga fituese, që ishte “Për një çast më ndali zemra” Rovena Dilo dhe Pirro Çako. Arditi kishte menduar një gjë interesante, që ta këndonin dy fëmijë dhe unë u përzgjodha midis disa të tjerëve”.

Rudina Magjistari: E ke kujtim të bukur këtë nga Kënga Magjike?

Dilan Reka: E lezetshme është se shikoj gjatë gjithë kohës poshtë në tokë, se më kishin thënë se duhet të rrish tek kryqi, se aty del drita më bukur. Dhe se kisha mendjen se çfarë po këndoja, po doja të dilja bukur në skenë.

Rudina Magjistari: Që atëhere e ke patur mendjen tek pamja?

Dilan Reka: Në fund fare të videos, unë e lë gocën në mes të skenës dhe iki…

Rudina Magjistari: Kur mbaron kënga?

Dilan Reka: Përqafoj publikun, e puth, eci dhe vajza vazhdon këngën.

Rudina Magjistari: Po kënga ndërkohë kishte përfunduar?

Dilan Reka: Pjesa ime po… (Qesh)

Rudina Magjistari: Po mirë ke qenë i vogël.. Sa vjet ke qenë aty?

Dilan Reka: 4 vjeç!

Ai ka publikuar disa këngë dhe ka marrë pjesë në disa festivale. Dilan dëshiron që të mos jetë pjesë vetëm e tregut muzikor shqiptar, por edhe e atij turk.

Është një projekt që po punohet dhe është dhe një tjetër që po tentojmë për diçka më të madhe, për tregun turk. Dëgjova një demo dhe më dha idenë që mund të pëlqehet në tregun turk, tekstin e kam shkruar vetë.

Dilan ka eksperimentuar shumë me stilin e tij në veshje, por edhe në look sidomos kohët e fundit. Ai ka ndryshuar shumë modele flokësh, duke i lyer edhe në ngjyra të ndryshme, ndërsa edhe veshjet e tij janë të veçanta.

I pyetur për jetë private, ai thotë se është single, sepse akoma nuk ka gjetur personin e zemrës, por e pranon se ka një vajzë që është fiksimi i tij.

Tani unë jam fiksuar me një turke, është aktore turke Melisa Pamuk. Por ajo është fejuar tani, është thjesht dashuri platonike“.

/tvklan.al



Të ngjashme