Reperi Majk është ndër më të ndjekurit dhe më të preferuarit nga publiku. Këngët e tij përcjellin emocion dhe shpesh me humor i thonë se “vajton” përmes këngëve të tij.

E pikërisht kësaj pyetje, këngëtari nuk i ka shpëtuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Xing me Ermalin” në Tv Klan.

“Kaq i lënduar je që i këndon këngët duke qarë?

”, pyeti Mamaqi ndërkohë reperi tha se tekstet e këngëve të tij inspirohen nga jeta e tij, nga ndarjet dhe nga njerëzit që e rrethojnë, ndaj edhe kanë emocion.

Ermal Mamaqi: Dikush ka bërë një batutë për ty, të kanë krahasuar me Taylor Swift dhe thonë “Sa herë ndahet bën këngë”.

Majk:

E njoh Taylor Swift si këngëtare, por nuk e di çfarë këngësh bën.

Ermal Mamaqi: A është e vërtetë që ti sa herë që ndahesh bën këngë?

Majk:

Nganjëherë lidhem për t’u ndarë që të nxjerr një këngë.

Ermal Mamaqi: Kaq i lënduar je që i këndon këngët duke qarë…

Majk:

Është çështje interpretimi, por nuk është se nuk vijnë nga diçka. Shumica e këngëve janë të inspiruara nga unë apo nga gjërat që më rrethojnë. Dua të jem origjinal, i sinqertë dhe t’i jap shpirt këngës./tvklan.al