Fifi ishte mbrëmjen e kësaj të shtune e ftuara speciale në spektaklin e humorit Klanifornia në Televizionin Klan, ku iu përgjigj pyetjeve të moderatores Marina Vjollca. Artistja tregoi se kishte udhëtuar 700 kilometra për të takuar njeriun e zemrës, por ai nuk i kishte folur për 2 muaj. Këngëtarja pranoi edhe se ishte tradhtuar, ndërsa kur u pyet për emrin e dashurisë së saj më të madhe, ajo dha vetëm iniciale.

Marina Vjollca: E nisim menjëherë me pyetësorin “E zemërthyera e dëshpëruar”, sepse Fifi ti të gjitha këngët e tua i shkruan vetë tekstet dhe në fakt ndihet vuajtje shumë e madhe, kështu që të zbulojmë sa e dashuruar është apo ka qenë Fifi. Cila është gjëja më e çmendur që ke bërë për dashurinë?

Fifi: Kam qenë në Zvicër në koncert dhe kam dashur të shkoj të takoj djalin që doja. I kam hipur trenit dhe kam bërë 700 kilometra për të shkuar për ta parë.

Marina Vjollca: Edhe çfarë ndodhi pastaj?

Fifi: Jo e takova. Ishte bukur, por pastaj nuk më foli për 2 muaj.

Marina Vjollca: Se u velët?

Fifi: Jo thjeshtë nuk më foli.

Marina Vjollca: A të kanë tradhtuar ndonjëherë?

Fifi: Po.

Marina Vjollca: Si e ka emrin dashuria jote më e madhe? Mos u shmang, se do të jap të hash speca.

Fifi: XH.

Marina Vjollca: Xhino?

Fifi: Jo.

Marina Vjollca: Xhuljan?

Fifi: Jo.

Marina Vjollca: Xhulio? Xhilda?

Marina Vjollca: Në 40 sekonda na trego historinë tënde të dashurisë me aq detaje sa mundesh. Si nisi, çfarë bëtë dhe si përfundoi.

Fifi: Ta tregoj për 10 sekonda. Nuk nisi kurrë. Thjeshtë kam dashuruar unë, m’u desh të kuptoja që nuk do të isha ndonjëherë me të dhe i kam ushqyer vetes një dashuri të pamundur. Në fakt nesër ne nuk e dimë se ç’mund të ndodhë, por ajo dashuri mua më ka bërë shumë mirë. Faleminderit./tvklan.al