Ngjarjet dhe zhvillimet e reja në showbiz marrin gjithnjë vëmendje maksimale dhe klikime të shumta. Të përfolur dhe të komentuar, personazhet publikë me raste ngrejnë dyshime me postimet e tyre dhe herë të tjera shuajnë dilema dhe dyshime të ndjekësve.

Megjithatë lajmet e bukura të pritjeve të ëmbla janë më të shumëpriturat. Së fundmi një lajm i mirë vjen nga këngëtarja Anjeza Shahini, e cila prej kohësh është shkëputur nga skena muzikore dhe është zhvendosur në Angli, ku jeton me bashkëshortin e saj. Lajmin se është në pritje të ëmbël e ka bërë të ditur vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi në Instagram, ku shihet me barkun e rrumbullakosur. Edhe pse ende nuk e ka zbuluar gjininë e fëmijës, fansat dhe miqtë i bashkohen gëzimit të saj.

Maya është një tjetër këngëtare e dashur, e cila është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të parë. Ndonëse ka qenë pjesë e skenave të ndryshme këngëtarja ka arritur të mbajë të fshehtë lajmin për shumë kohë. Ajo është në pritje të një djali, gjininë e të cilit e zbuloi në emisionin “Rudina” pak javë më parë.

Modelja e njohur shqiptare Vivian Canaj ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Pritjes së saj të ëmbël i ka ardhur fundi dhe i vogli është pagëzuar me emrin Kristian. Lajmin e ka bërë të ditur vetë modelja në rrjetet sociale ku tregon se familjes së tyre i është bashkuar edhe një pjesëtar i ri.

Për të komentuar të rejat më të fundit të showbiz-it ishin të ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan gazetaret Iva Tiço dhe Enxhi Lula, si edhe blogeri Olti Curri.

https://youtu.be/K7SneEC9O7M?t=14m24s

“Më vjen mirë që shumë personazhe i ruajnë gjërat e jetës së tyre për t’i ndarë me publikun këtu tek ju. Maya tregoi se nëse gjithkush do të ruaj jetën private mundet dhe ia del”,

tha Tiço.

“Maya arriti ta mbajë të fshehtë lajmin për 8 muaj, edhe pse është komentuar për shtatzëninë. 

Ndërkohë Vivian Canaj ka lindur djalë më 15 Nëntor dhe emrin ia kanë vendosur Kristian për të patur një emër të përafërt me atë të babait që quhet Krivis. Është një moment shumë i rëndësishëm edhe për jetën e Vivian ky, ajo ka vendosur të shkëputet nga moda dhe nga profesioni i saj si juriste për t’iu përkushtuar bebes. Është nëna e saj ajo që i ka ardhur në ndihmë këto kohë, sepse Vivian është vajzë e vetme”,

tha Lula.

“Ne e kemi parë Mayan me ato fustanet e gjëra. Maya gjithnjë ka pëlqyer të vishet bukur, por sakrifikoi për hir të fëmijës, priti. Ndërsa me Anjezën unë fola mbrëmë dhe më tha se donte të organizonte një ceremoni me familjarët dhe aty do të zbulojë edhe gjininë e bebes. Nga komunikimi që pata me të më tha që për momentin lutej vetëm të jetë mirë me shëndet. Sigurisht që unë e pyeta për nepsin dhe më tha që kishte detyruar një mikeshën e saj të bëjë bakllava në mes të Londrës”

shtoi Curri.

/tvklan.al