E ftuar në programin “Rudina” në TV Klan këtë pasdite ishte e ftuar këngëtarja mjaft e dashur për publikun, Blerina Braka. Ajo ka ardhur në studio për promovimin e këngës së saj më të fundit “Altari dashurisë”.

Produksioni i ri muzikor ka rreth 1 vit si projekt, por tashmë u finalizua. Këtë këngë e kishte ruajtur për ditën e saj të martesës, por për shkak të problemeve familjare dasma është shtyrë.

Blerina Braka: Këtë këngë e kisha nisur për ditën e dasmës sime. Ka një vit si projekt me thënë të drejtën, por për shumë arsye familjare, normalisht e kemi shtyrë dasmën. Nuk e di pse, por e dua shumë këtë këngë dhe nuk durova duhet ta nxirrja patjetër. Ndërkohë le ta shijojnë çiftet e tjera, ndërsa unë do ta shtyj më mbrapa, vitin tjetër me kësmet./tvklan.al