Këngëtarja Ertila Koka këtë pasdite ishte e ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan, ku foli për bashkëpunimin e saj më të ri me Adam Clay, por edhe detaje të tjera nga jeta e saj personale.

Përveç jetës artistike, Ertila Koka është vënë shpesh në qendër të mediave për jetën e saj private. Para 3 vitesh, dasma e saj me arkitektin Edgar Cupi u komentua gjatë. Ata të dy jetojnë prej 3 vitesh në Milano.

Ertila ka dhe 3 motra, dhe marrëdhënia me to ka qenë shumë e afërt, pasi Ertila e vuan ende faktin që nëna e saj është ndarë nga jeta për shkak të një sëmundje, kur ajo ishte vetëm 7 vjeç. Të gjithë që e njohin atë dhe nënën e saj, i thonë që i ngjan shumë të ëmës.

Para 23 vitesh ime më ka ndërruar jetë. Ka qenë shumë e vështirë. Babai u martua prapë pas dy vitesh. Në fakt kam qenë unë dhe motra që i thoshim që duhej të martohej. Edhe ajo është njeri shumë i mirë, Vita, njerka ime. Mungesa e mamit ka qenë shumë e madhe dhe uroj që çdo fëmijë, fatin më të madh ta ketë të rritet me mamanë, se është pasuria më e madhe”.

Jetesa larg familjes ka qenë e vështirë për Ertilën, por duket se në Milano ajo ka gjetur shtëpinë e saj të dytë. /tvklan.al