Këngëtarja e njohur në pritje të fëmijës së dytë


Këngëtarja e njohur në pritje të fëmijës së dytë

10:44 26/08/2020

Në muajin Korrik të vitit që lamë pas, këngëtarja Rona Nishliu u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin Noa.

Rona ka festuar ditëlindjen dhe në ditën e veçantë ajo ka ndarë më ndjekësit një lajm mjaft të bukur. Këngëtarja përmes një fotoje të realizuar buzë detit shihet me voglushen e saj në krah, por ajo që bie në sy është barku i saj i rrumbullakosur, duke bërë në këtë mënyrë të ditur se është sërish shtatzënë.

Sot në ditën e lindjes, dua të ndaj me ju dhuratën më të bukur të jetës, bekimin e parë me emrin Noa dhe të dytën/in që e pres me padurim. Mrekullisht, Noan në krahë gjersa tjetra/i rritet brenda meje. Nuk paska bekim më të madh se sa kjo dhunti që bën gruan, krijesën më të veçantë mbi gjithë tjerat! Faleminderit për kujdesin dhe urimet e panumërta e të ndjera, ju dua shumë”./tvklan.al





Të ngjashme