Këngëtarja e njohur Ciara njoftoi në llogarinë e saj në Instagram se është shtatzënë për herë të tretë.

Bukuroshja do të sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë me burrin e saj, Russell Wilson, ndërsa ka edhe një djalë, 5-vjeçarin Future Zahir, nga lidhja e saj e mëparshme.

Çifti priti vajzën e tyre në vitin 2017, e tani me padurim po presin fëmijën e tretë.

Për dhënien e këtij lajmi ajo kishte zgjedhur një foto shumë të bukur, ku dukej barku i saj i rrumbullakosur. /tvklan.al