Këtë pasdite ishte e ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan këngëtarja e njohur, Mihrije Braha. Me më shumë se 25 vite në tregun muzikor, ajo është kthyer në një ndër emrat më të dashur për publikun.

Mihrije Braha në 13 Shkurt publikoi produksionin e ri muzikor tw titulluar “Kollaj”. Bëhet fjalë për një baladë, teksti dhe muzika e së cilës janë realizuar nga Arsim Bunjaku.

Mihrije Braha: Me thënë të drejtën, kënga sikur më erdhi dhuratë nga autori dhe doja ta falenderoja që në fillim sepse mendoj që ka bërë një tekst pikant në atë kuptimin e mirë të fjalës, në stilin dhe karakterin, edhe të muzikës, zhanerit. Ajo këngë është e lindur për mua. Kur e dëgjova, me dëgjimin e parë thashë: O Zot kjo është këngë tipike më Mihrijen. Më tej, për tekstin se nuk e kam pyetur autorin nëse ka të bëjë me dikë. Kur e interpretova në studio me audio, u mundova t’i jap edhe shpirt, por jo ashtu duke vdekur. Se edhe ai, nëse ai e ka patur kollaj të ma thyejë zemrën, unë i dhashë karakter edhe të një gruaje të fortë.

Videoklipi është xhiruar në 10 Shkurt, 3 ditë para publikimit./tvklan.al