Këngëtarja e njohur shpjegon pse nuk do blinte kurrë një veshje të shtrenjtë



Këngëtarja e njohur shpjegon pse nuk do blinte kurrë një veshje të shtrenjtë

12:55 28/06/2020

Këngëtarja e njohur Irma Libohova së fundmi ka zhvilluar një intervistë tejet të veçantë, në ambientet e shtëpisë së saj në Golem, për programin”Jo Vetëm Modë”, në Tv Klan.

Ajo u shpreh se kurrë nuk do të blinte një veshje të shtrenjtë, e cila mund të kushtojë 500 euro, pasi preferon t’i ndryshojë gjithmonë veshjet dhe nuk e sheh aspak të nevojshme që t’i blej veshjet me një çmim të lartë. Për të është e rëndësishme të jenë brenda një cilësie të mirë, si materiali ashtu edhe stili i qepjes.

Orinda Huta: Për veshjen harxhon shumë?

Irma Libohova: 500 euro, nuk lajthis o Orinda. Të them të drejtën!

Orinda Huta: Nuk shkon asnjëherë tek këto çmime?

Irma Libohova: Tek të shtrenjtat jo!

Orinda Huta: Po pse? Ti i ke të gjitha mundësitë?

Irma Libohova: Po i kam. Nuk është se nuk e duam, të gjithë e duam luksin. Por kur unë kërkoj kaq shpesh që t’i ndërroj veshjet, domethënë pse duhet t’i blej kaq të shtrenja, ka plot gjëra. Pastaj kemi dhe stilistët, që na stilojnë, kemi dhe rrobaqepësit, atelie të ndryshme që na i realizojnë. Është e rëndësishme, por për mua ka më shumë rëndësi të jetë një gjë kualitative, të jetë brenda të pranueshmes, të cilësisë së materialit dhe stilit të qepjes./tvklan.al




Të ngjashme