“Jam vajza e një emigranti shqiptar. Nuk do isha këtu ku jam, nëse im atë nuk do kishte ardhur nga Shqipëria për në SHBA. Kjo është shtëpia e njerëzve të lirë. Mjaft shkatërrove ëndrrën amerikane”, ishin fjalët që tha Bebe Rexha në koncertin për mbledhjen e fondeve për organizatën jofitimprurëse “ACLU Nationwide” në Los Angeles.

Tekstkrijuesja e shumë këngëve të njohura për Eminem dhe Nicki Minaj, dukej mrekullisht e bukur në tapetin e kuq ku kishte veshur një bluze të gjatë ku shkruhej “Vajzë emigranti”./tvklan.al