Këngëtarja e re vdes në skenë



Këngëtarja e re vdes në skenë

12:44 20/07/2017

Një këngëtare e re dhe premtuese franceze ka ndërruar jetë ndërkohë që po performonte në skenë.

Barbara Weldens, vetëm 35 – vjeç ndodhej në skenën e një kishe në një fshat të vogël të Goudron, rajoni i Lot, kur sipas raportimeve pësoi arrest kardiak.

Megjithatë shkaku i vdekjes së këngëtares mbetet ende i paqartë dhe mediat lokale shkruajnë se Weldens mund ta ketë zënë korrenti.

Albumi i parë i saj u publikua këtë vit dhe së fundmi ajo ishte vlerësuar me një çmim për talentet e rinj.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkakun e vdekjes të këngëtares.

Weldens po performonte si pjesë e festivalit Léo Ferré. Në 2016 -ën ajo fitoi çmimin e parë në kompeticionin e talenteve Jacques Brel Young.

Albumi i saj i parë, i publikuar më 3 Shkurt mbante titullin “Le Grand H de L’Homme” dhe u prit mjaft mirë./tvklan.al







Të ngjashme