Pjesë e emisionit “Rudina” në Tv Klan, ka qenë një këngëtare nga Gjeorgjia vetëm 24 vjeç e cila ka ardhur të konkurrojë me këngën e saj tek “Kënga Magjike 2021”. Deri më tani ajo ka hedhur hapa shumë të sigurta në karrierën e saj ndërkombëtare. Ka filluar të këndojë që në moshën 1-vjeçare, ka studiuar me profesorët më të mirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kjo e ka ndihmuar shumë për ta bërë edhe më të suksesshme.  

Nutsa ka treguar pse vendosi të vijë tek “Kënga Magjike 2021” dhe si ra në kontakt me Shqipërinë.

Rudina Magjistari: Pse ke vendosur të marrësh pjesë në tregun shqiptar ?

Nutsa: Si fillim më duhet të them që festivali ka një cilësi shumë të lartë për të prezantuar këngën. Në këtë festival unë kam takuar shumë njerëz dhe të gjithë janë profesionistë dhe mendoj që është diçka shumë e mirë dhe një vend shumë i mirë për këngëtarët që të prezantojnë, veten, muzikën e tyre. Njerëzit këtu janë kaq të dashur, janë profesionistë në muzikë dhe unë kam takuar këngëtarë shumë të mirë me të cilët mund të bashkëpunojmë në një duet në të ardhmen dhe më pëlqen shumë showbizi që keni këtu. Mendoj se është diçka shumë e mirë për mua, për karrierënt ime që të marr pjesë në këtë festival dhe më pëlqen gjithçka këtu. 

Rudina Magjistari: Si re në kontakt me Shqipërinë? Është hera e parë që vjen këtu apo jo, ke pasur kontakte më herët, si ndodhi?

Nusta: Nuk njihja askënd këtu në Shqipëri, por më pëlqejnë njerëzit këtu, unë me patjetër do ta vizitoj dhe shumë herë të tjera. Në fillim doja të thoja që e adhuroj Arditin, producentin, kreun e “Këngës Magjike”,  është një person fantastik. Unë nuk kisha lidhje asnjëherë me Shqipërinë, menaxheri im më telefonoi dhe më tha që ky është festivali, unë fillova të kërkoj dhe më pëlqeu shumë. Thashë ok shumë bukur le ta bëjmë. /tvklan.al