Ky filmim tregon momentet kur këngëtarja e famshme greke Marinella humb ndjenjat në skenë, teksa performonte live në një koncert mbrëmjen e të Mërkurës, që zhvillohej në amfiteatrin romak, që është pjesë e kompleksit të Akropilit në Athinë.

Mediat greke shkruajnë se 86-vjeçarja pësoi hemorragji cerebrale. Ajo u dërgua menjëherë në një spital në kryeqytetin grek, ku ndodhet e shtruar në sallën e reanimacionit në gjendje kritike për jetën por në kushte të qëndrueshme.

Kyriaki Papadopoulou me identitetin e saj të vërtetë është një prej këngëtareve më popullore në Greqi, e shquar kryesisht për zhanrin e muzikës tradicionale greke.

Ajo ka një karrierë të gjatë në fushën e muzikës ku u bë e shquar fillimisht në vitet ’50, ndërsa ka vazhduar të jetë aktive edhe në ditët e sotme.

Tv Klan