Këngëtarja e famshme, Jessie J, ka bërë publike lidhjen e saj të re me balerinin Max Pham Nguyen. Me sa duket artistja, e cila u nda me aktorin Channing Tatum vitin e kaluar, tanimë ka zgjedhur një fillim të ri në jetën e saj.

Jessie J e bëri të ditur romancën nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social Instagram, ku shihej së bashku me të dashurin.

Vihet re se ky postim të këngëtares pati shumë reagime, ku fansat e saj i uronin më të mirat në lidhjen e re.

Kujtojmë se Para Max, ajo ka qenë e lidhur me Channing dhe vitin që lamë pas, ato zgjodhën që të mos ishin më bashkë.

Jessie dhe Channing nisën të dilnin në tetor të 2018-s, pas divorcit të Channing me aktoren Jenna Dewan, me të cilën ishte i martuar prej nëntë vitesh.

Më pas u ndanë sepse, referuar burimeve të ndryshme, Channing “ishte super i zënë me karrierën dhe të qenurit baba”.

Klan News